menu

ZOTI MË DO

Katër simbolet përfaqësojnë mesazhin qendror të Biblës. Pika e parë është kjo: Zoti të do krejtësisht! Dashuria e Tij është e pakushtëzuar dhe pa kufinj. Nuk ka asgjë tjetër që Zoti do më shumë, sesa Ti të përjetosh dashurinë e Tij dhe të zbulosh qëllimin e jetës tënde në një marrëdhënie me Të.
I Gjoni 4:16 Perëndia është dashuri. Psalmi 16:11 Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.
Pika tjetër »

KAM MËKATUAR

Ne nuk e përjetojmë gjithmonë dashurinë e Tij sepse e lëmë atë mënjanë. E injorojmë. Duam të kemi një jetë me domethënie edhe të plotësuar - por jo me Zotin. Nuk i besojmë Atij. Nuk i bindemi Atij. Të zgjedhësh ta jetosh jetën siç do Ti, pa ndikimin e Zotit, Bibla e quan mëkat. Mëkati dëmton marrëdhëniet tona, shkatërron mundësitë për të jetuar në harmoni bashkë me të tjerët. Mëkati na ndan ne nga lloji i jetës që Perëndia ka ndërmend për ne.
Romakëve 3:23 ...sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë. Isaia 59:2 Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më.
Pika tjetër »

JEZUSI VDIQ PËR MUA

Mëkati ynë nuk e ndalon dot Zotin që të na dojë. Zoti majde erdhi në tokë në trup njeriu, në Jezus Krishtin, që të sakrifikohej për ne. Në kryq, Jezusi mori mbi vete ndëshkimin e mëkatit tonë. Jezusi vdiq - por ai u kthye përsëri në jetë. Ai na pajtoi me Perëndinë. Përmes besimit mund të përjetojmë dashurinë e Perëndisë dhe të jetojmë jetën e përjetshme.
Gjoni 3:16 Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin për ne. 1 Pjetrit 3:18 ...sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma.
Pika tjetër »

KAM NEVOJË TË NDJEK JEZUSIN

Zoti ka bërë çdo gjë të mundshme për të na e shfaqur dashurinë. Ai ofron një jetë të plotë dhe të përjetshme përmes Jezus Krishtit. Çdo njeri duhet të marrë një vendim. Mund t'i kërkojmë falje Zotit që kemi jetuar në egoizmin tonë. Dhe mund të vendosim të jetojmë jetën duke i besuar Jezusit. Cili është vendimi yt?
Gjoni 1:12 ...por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij. Zbulesa 3:20 Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.
Kam një pyetje Një lutje që mund ta shprehësh...

Kam një pyetje…

Jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi për çdo pyetje që mund te keni. Na tregoni se si mund t’ju ndihmojmë duke plotësuar formën e mëposhtme…

Fields marked with an * are required

Fushat me * janë të detyrueshme.