Zoti më do

Katër simbolet përfaqësojnë mesazhin qendror të Biblës. Pika e parë është kjo: Zoti të do krejtësisht! Dashuria e Tij është e pakushtëzuar dhe pa kufinj. Nuk ka asgjë tjetër që Zoti do më shumë, sesa Ti të përjetosh dashurinë e Tij dhe të zbulosh qëllimin e jetës tënde në një marrëdhënie me Të.

KAM MËKATUAR

Ne nuk e përjetojmë gjithmonë dashurinë e Tij sepse e lëmë atë mënjanë. E injorojmë. Duam të kemi një jetë me domethënie edhe të plotësuar – por jo me Zotin. Nuk i besojmë Atij. Nuk i bindemi Atij. Të zgjedhësh ta jetosh jetën siç do Ti, pa ndikimin e Zotit, Bibla e quan mëkat. Mëkati dëmton marrëdhëniet tona, shkatërron mundësitë për të jetuar në harmoni bashkë me të tjerët. Mëkati na ndan ne nga lloji i jetës që Perëndia ka ndërmend për ne.

JEZUSI VDIQ PËR MUA

Mëkati ynë nuk e ndalon dot Zotin që të na dojë. Zoti majde erdhi në tokë në trup njeriu, në Jezus Krishtin, që të sakrifikohej për ne. Në kryq, Jezusi mori mbi vete ndëshkimin e mëkatit tonë. Jezusi vdiq – por ai u kthye përsëri në jetë. Ai na pajtoi me Perëndinë. Përmes besimit mund të përjetojmë dashurinë e Perëndisë dhe të jetojmë jetën e përjetshme.

KAM NEVOJË TË NDJEK JEZUSIN?

Zoti ka bërë çdo gjë të mundshme për të na e shfaqur dashurinë. Ai ofron një jetë të plotë dhe të përjetshme përmes Jezus Krishtit. Çdo njeri duhet të marrë një vendim. Mund t’i kërkojmë falje Zotit që kemi jetuar në egoizmin tonë. Dhe mund të vendosim të jetojmë jetën duke i besuar Jezusit. Cili është vendimi yt?

A dëshiron ta bësh këtë sot?

Fillimi i marrëdhënies sate personale me këtë Zot plot dashuri është falas, krejtësisht e thjeshtë dhe do ta ndryshojë jetën tënde.